Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico kanë njoftuar se janë martuar në fshehtësi të plotë. Dy vajzat kanë zbuluar se kanë qenë prej dy vitesh të lidhura me njëra-tjetrën larg vëmendjes së të gjithëve.

Mariana Varela, 26, nga Argjentina dhe Fabiola Valentín, 22, nga Puerto Rico, u takuan për herë të parë në vitin 2020 kur përfaqësonin qarqet e tyre në konkursin Miss Grand International. Dy vajzat nuk kishin folur kurrë publikisht për raportin e tyre, përpos atij miqësor, prandaj ky lajm ka habitur jo pak rrjetin.

Mariana dhe Fabiola e kanë bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram. Ato kanë publikuar një video 30 sekondëshe me disa nga momentet e tyre më të bukura, ashtu si dhe nga dasma.

"Pasi vendosëm ta mbanim lidhjen tonë private, i hapëm dyert në një ditë të veçantë. 28.10.22", kanë shkruar vajzat krahas videos.
View this post on Instagram



