Moderatorja e njohur Xhemi Shehu feston ditën e sotme ditëlindjen e saj, dhe mbrëmjen e djeshme kur ora ka shënuar 00:00, ajo është surprizuar nga miqtë e saj më të ngushtë Eno dhe Arbana.

Ata të dy janë paraqitur fiks në atë orë poshtë shtëpisë së Xhemit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë moderatorja Arbana Osmani nëpërmjet një videoje që ka postuar, ku duket Xhemi dhe Eno duke kërcyer dhe në anën tjetër disa fishekzjarre duke shpërthyer.
Xhemi shfaqet mjaft e lumtur dhe e habitur nga surpriza që dy miqtë dhe kolegët e saj më të mirë i kanë përgatitur.

Ndërkohë Arbana nuk ka mjaftuar me aq pasi pak moment më parë ajo ka postuar disa foto ku shfaqet ajo dhe Xhemi, ku vihet re qartë se miqësia mes tyre është mjaft e fortë.



