Nga Shqipëria / E Martë 1 Nëntor 2022, 22:10

Nuk ndalen, Borën dhe Donaldin do i shohim në ekran së bashku

Bora dhe Donaldi nuk i ndalin surprizat pas ribashkimit. Burime për “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se Bora dhe Donaldi do të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku.

Në emisionin e tyre dikur “Treshat” dyshja kanë realizuar një sërë skeçesh së bashku, por ky do të jetë projekti i tyre i parë kinematografik me metrazh të gjatë. 

Vetë Bora e Donaldi ende nuk kanë zbuluar asgjë.