Nga Shqipëria / E Martë 1 Nëntor 2022, 18:06

Po bënte selfie, 15-vjeçarja vdes tragjikisht pasi ra nga çatia

Një adoleshente ka gjetur vdekjen pasi ra nga një çati. Ajo po përpiqej të kapte telefonin e saj pasi po bënte selfie. Melike Gun Kanavuzlar nga Turqia, 15 vjeç, vdiq pasi u rrëzua nga maja e një ndërtese katërkatëshe.

Vajza humbi jetën tragjikisht në qytetin Ortaca në Mugla të Turqisë.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë nga ndërtesat fqinje në zonë. shkruan The Sun. Punonjësit mjekësorë dhe policia shkuan në vendngjarje dhe adoleshentja u dërgua në një spital shtetëror në gjendje kritike, sipas raporteve lokale.

15-vjeçarja më pas u transferua në një njësi të kujdesit intensiv në qytetin Mugla në Turqinë jugperëndimore, por nuk arriti dot të fitonte betejën me jetën.