Eni Çobani është kthyer në një nga personazhet më të dashura për publikun. Ajo me emisionin e saj ka arritur të mbaj të mbërthyer pas vetes gjithë shqiptarët. Por kohët e fundit juristja ka qenë pjesë e portaleve për shkak se një Gjykatës nga Korça kishte ngritur një padi ndaj saj, pasi ajo e kishte fyer publikisht në emisionin e saj ‘Shihemi në Gjyq’.

Juristja ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin, ‘Vila 24’, në News 24, ku përveç jetës së saj dhe profesionit ka folur edhe për këtë ndodhi . Ajo është shprehur se kur ke një pozicion publik dhe kur përmend emrin e saj, ajo do të përmend çdo emër tjetër që vjen nëpërmjet fakteve.

“Kushdo që ka marrë përsipër pozicione publike, jemi të detyruar përballë publikut të flasim me transparencë për të gjitha aktet, apo ata çka na vijnë ne në dorë, ku burimin e kam pikërisht nga publiku.
Shqetësimi më i madh është të themi vendimin, por mos të themi emrat. Unë këtu kam zgjedhur që të them emrat, sepse unë kam zgjedhur të them fillimisht emrin tim. Dhe kur unë kam zgjedhur të them emrin tim në publik, do të përmend çdo emër tjetër që vjen më pas nëpërmejet fakteve dhe akteve të shkuara publikisht nga kolegët e mi të nderuar.
Dhe këtu nuk ka asnjë keqdashje apo prekje të individëve të ndryshëm apo dinjitetit të tyre. Kjo sepse unë kam një kujdes të jashtëzakonshëm për të ndarë këto dy momente, në njërën anë vlerësimin dhe analizën e ligjit material dhe procedurave të përcaktuara gjatë këtyre vendimmarrjeve.
Sot vendimmarrjet merren në mënyrë publike. “Me dyer të hapura” – thotë ligji”, – ka pohuar Çobani.




