Nga Shqipëria / E Martë 1 Nëntor 2022, 15:03

E fundit/ Qëllohet për vdekje në moshën 28-vjeçare reperi i njohur

Një lajm i trishtë për fansat e grupit të njohur "Migos", krijues të disa hiteve rap të viteve të fundit. Reperi amerikan Takeoff, nga grupi Migos, është qëlluar për vdekje në moshën 28-vjeçare në Hjuston, Teksas.

Policia tha se 40 deri në 50 të ftuar kishin qenë në një festë private kur dikush hapi zjarr. Rojet e sigurisë në zonë dëgjuan të shtënat, por nuk panë se kush qëlloi me armë. Kur mbërritën, oficerët thanë se gjetën një turmë të madhe dhe një djalë rreth të njëzetave me një plagë me armë zjarri në kokë ose qafë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Takeoff u identifikua si viktima nga mediat përfshirë TMZ, Variety dhe Hollywood Reporter.

Grupi Migos shënoi disa hite ndërkombëtare duke përfshirë Bad and Boujee, Versace dhe Walk It Talk It.