Nga Shqipëria / E Martë 1 Nëntor 2022, 10:10

Ermali - Melisës: Kërcimi yt ishte si balet kamasutra. Alketa: Pse të mos bëjmë kamasutra episod?

Mbrëmjen e të hënës në "Dance Albania" në Tv Klan, kërcimi i Melisës u komentua si “balet kamasutra”. Kjo për shkak të lëvizjeve në skenë të saj dhe partnerit. 

"Mund ta përmbledh në një fjalë, ishte si një balet kamasutra. Kamasutra Dance", tha Ermali ndërsa Alketa hodhi idenë: "Po mendoj, nga këto netët tematike që po bëjmë ne, pse mos bëjmë një kamasutra episod".

"Do ta bëjmë kamasutra dance vetëm nëse ti do na e demonstrosh këtu artin e kamasutrës në mënyrë artistike duke kërcyer", i tha Alketa Ermalit. 

"E kuptoj, por atë kërcim e kërcej vetëm në shtëpi", ia ktheu Ermali me humor.