Para disa kohësh në emisionin ‘Zonë e lirë’ me Arian Çanin, ishte e ftuar një vajzë nga Durrësi që e prezantoi veten si këngëtare, madje ajo promovoi edhe klipin e saj më të ri. Por sipas disa informacioneve të fundit që janë zbuluar së fundmi, del në dritë se vajza në fakt nuk është një këngëtare, por ka pasur një të shkuar kriminale.

Sipas disa mesazheve dhe provave që kanë ardhur në redaksinë e JOQ.al, tregojnë se qytetarja nga Durrësi, Fabjana Hoxha, ka qenë e arrestuar nga policia italiane për shfrytëzim prostitucion dhe kjo gjë është publikuar edhe në mediat e shteti fqinjë.

Ajo edhe vetë e pranoi kur ishte e ftuar në emision se kishte jetuar në Itali, por asnjëherë nuk e tregoi arsyen se përse u kthye në Shqipëri.
Sipas videos që kanë publikuar mediat italiane, ajo ka qenë një emigrante e paligjshme në Itali dhe është arrestuar pas një sherri mes prostitutash, ku Fabjana dhe bashkëpunëtori i saj shfrytëzonin vajzat që ushtronin prostitucion, duke u marrë nga 50 euro.

“Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, i cili përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë. Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet.
Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23 vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit. Merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta.
Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe një prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën.”





