Modelja Arta Nitaj u eliminua nga "Dance Albania" në natën e pestë. Së fundmi ajo dha një intervistë për "Prive" ku foli për eliminimin e saj, por dhe tha dy fjalë për Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën.

“Sa i përket Verës dhe Alketës unë gëzoj një respekt shumë të madh. Punë që ato e bëjnë është shumë ndryshe nga ajo që unë kam parë në televizionet e tjera. Mund të them se Vera për “Klan-in” është si Mbretëresha për Anglinë. Është grua e fuqishme që nuk lodhet kurrë. Edhe ti kur lodhesh dhe do të thuash jo të kujtohet Vera që nuk ndalet duke punuar. Vjen dhe rrinë gjithë ditën duke u marrë me ne. Të lënë shije të mirë për t’i parë duke punuar kaq shumë. Për sa i përket presionit nuk ka pasur presion, por edhe për sa i përket pritshmërive si emision nuk është gjithmonë si ti mendon, gjithmonë del diçka më ndryshe", u shpreh Arta.

Kujtojmë se teksa foli për eliminimin, modelja u shpreh e zhgënjyer që nuk iu dha një mundësi e dytë. (Lexo këtu)



