Eneda Tarifa është në një lidhje dashurie. Këngëtarja është shfaqur në publik me njeriun që i ka marrë zemrën pasi duket se dyshja kanë vendosur të mos fshihen.

"Arkiva News" ka publikuar disa foto ku Eneda dhe partneri shihen shumë të lumtur dhe të qeshur krah njëri-tjetrit.

Po i njëjti portal ka zbuluar se partneri i Enedës quhet Gent Lasku dhe është basketbollist.




