Nga Shqipëria / E Diel 30 Tetor 2022, 23:11

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, çfarë ndodh me temperaturat

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sipas SHMU kjo vjen si pasojë e pozicionimit të fortë të Anticiklonit Afrikan i cili sjell jo vetëm mot të qëndrueshëm por edhe masa ajri të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti përgjatë të gjithë javës që presim parapara parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se vlerat e temperaturave në orët e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta ndryshe nga ato të mesditës të cilat do të jenë relativisht të larta.