Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Janar 2018, 18:06

Elita emocionon me urimin special për ditëlindjen e Gjikos

Gjiko është një ndër reperët më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar, ai dal ngadalë ka krijuar profilin e tij në muzikën shqiptare dhe është ndër këngëtarët më të klikuar, ku këngët e tij kthehen menjëherë në hite.

Kohët e fundit ai ka qenë në vëmendje të mediave dhe për lidhjen me moderatoren e njohur Elita Rudi, dhe lidhja e tyre duket se po bëhet çdo ditë dhe më e fortë. Këtë gjë ata na i kanë treguar nëpërmjet postimeve të tyre, ku tregojnë qartë që janë shumë të dashuruar.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Gjikon, pasi ai ka ditëlindjen e tij dhe sigurisht nuk ka munguar edhe urimi nga personi i ti i zemrës. Elita ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar të dashurin e saj.

Ajo ka postuar disa foto nga momentet e tyre intime dhe përkrah tyre ka bërë disa dedikime shumë speciale.

“Për mashkullin, i cili ka qenë mbështetësi im me i madh, shpritin tim binjak dhe dashurinë e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen!”, mbishkruan Elita krahas njërës prej fotove që ka postuar.

 

To my Mr.Right HAPPY BIRTHDAYð???

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

 

To my partner in crime❤ #happybirthday

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on