Një postim që ka tronditur të gjithë mediat online është bërë ditën e sotme nga një nënë me iniciale E.R, e cila nëpërmjet një lajmërimi në Facebook ka nxjerr në shitje fëmijët e saj.
Denoncimi është bërë në redaksinë e newsbomb.al ku babai i fëmijëve ka shkruar se ish gruaja e tij e ka bërë këtë postim për shkak se do të hakmerret nga ai. Ai tashmë është i martuar me një grua tjetër dhe shprehet se ajo për tu hakmarrë nga ai nuk e lejon që të takojë fëmijët dhe i ka larguar ata drejt Greqisë.
Sipas newsbomb.al ata kanë vendosur ta publikojnë këtë fotografi jo për shkak të historisë së çiftit, por nga përmbajtja e rëndë që nëna e fëmijëve ka bërë në statusin e saj, ku është shprehur se në qoftë se nuk shiten ajo është e gatshme ti vrasë.
"Po nuk u shitën urgjent do i vras se ma kanë sjellë në majë të hundës. Unë dua të shijoj jetën si beqare", shkruan gruaja nga Fieri.
