Nga Shqipëria / E Diel 30 Tetor 2022, 10:10

Është ndarë nga bashkëshorti? Ingriti thyen heshtjen e jetës private

Ingrit Gjoni ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Më lër të flas" ku foli si kurrë më parë për jetën e saj private. Këngëtarja është nënë e një djali të quajtur Parid por është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth partnerit.

E pyetur nëse është apo jo në një marrëdhënie, Ingriti tregoi se nuk ka qenë kurrë vetëm, duke nënkuptuar se vazhdon të jetë me bashkëshortin. 

Donald: Si shkon jeta personale?

Ingrit: Si kokrra e mollës.

Donald: Po këtë mollën e ha njeri apo se ha njeri?

Ingrit: Edhe hahet ndonjëherë, kur kemi kohë  ditë hën,  marte, se enjte premte shtunë kemi koncerte.

Donald: Shumë mirë.

Romeo: Duke qenë se jetën tënde personale nuk e nxjerr në portale në ça faze je tani, je s’je?

Ingrit: Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm.

Romeo: Po ça fati!