Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Tetor 2022, 23:11

Nga shtëpia te banorët, Jonida zbulon detajet e 'Big Brother VIP Kosova"

Jonida Vokshi ka dhënë së fundmi një intervistë për "Abc e Pasdites", ku ka folur rreth "Big Brother VIP Kosova" që pritet të fillojë së shpejti.

Moderatorja ka treguar se shtëpia është drejt fundit dhe ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Gjatë intervistës Jonida është pyetur për emra konkretë të banorëve. Ajo nuk i ka treguar por megjithatë ka zbuluar se do të ketë shqiptarë nga Kosova dhe shqiptarë nga Shqipëria.

“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora", është shprehur Jonida.