Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë rikthyer në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përflitet se janë ndarë. Çifti nuk janë shfaqur askund bashkë dhe kaq ka mjaftuar që të aludohet se mes tyre mund të ketë një krizë ose ndarje. Për më tepër, ata kanë fshirë dhe fotot e përbashkëta në rrjete sociale.

Dyshimet janë shtuar akoma më shumë këtë të shtunë. Fatma feston ditëlindjen dhe ndodhet në Zvicër e shoqëruar nga një mikeshë.

Nga ana tjetër Alfio ka publikuar një selfie dhe disa receta gatimi në Instastory, por e ka kursyer një urim publik për moderatoren, siç bënte gjithmonë.




