Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Tetor 2022, 19:07

E trishtë/ Pedagogu shqiptar bie nga ulliri dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Ksamil. Pedagogu Gëzim Rredhi ka rënë nga pema teksa po vilte ullinjtë dhe ka humbur jetën në moshën 62-vjeçare.

Mësohet se i ndjeri është pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Burime për "Abc News" bëjnë me dije se Gëzim Rredhi kishte një shtëpi verore në Ksamil.