Nga Shqipëria / E Shtunë 29 Tetor 2022, 12:12

Fejohet ish e dashura ruse e Don Xhonit

Modelja ruse Ariana Lirey duket se e ka mbyllur kapitullin e lidhjes me Don Xhonin, që bëri bujë në media e sidomos për deklaratat e tyre pas ndarjes. 

Së fundmi ajo ka publikuar një foto në Instastory duke lënë të kuptohet se është fejuar. Në fotografinë e publikuar shihet dora e saj dhe e djalit që i ka vjedhur zemrën, identiteti i të cilit nuk dihet, me unaza fejese.

“Kaq ishte”, shkruan Ariana në foto.