Kuriozitete / E Mërkurë 3 Janar 2018, 16:04

Shkencëtarët: Bima e kakaos drejt zhdukjes, ja dhe për sa vite mund të shijojmë çokollatën

Kemi një  lajm të keq për të gjithë adhuruesit e çokollatës, pasi  ekzistenca e saj është në rrezik dhe shumë shpejt ajo mund të mos prodhohet më.

Sipas disa kërkimeve që Business Insider ka kryer, kanë dal në përfundim se tashmë burimi i lumturisë tonë së shpejti mund të marri fund. Sipas tyre bima e kakaos është drejt zhdukjes dhe kjo sepse ajo është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe mendohet se rreth vitit 2050, pra 32 vite më pas kjo bimë e rritur natyralisht në dy shtete të Afrikës mund të mos prodhojë më.

Megjithatë disa shkencëtar të Universitetin e Kalifornisë Berkeley janë duke u munduar që të parandalojnë këtë dukuri. Ata po punojnë fortë për të ndërtuar një teknologji të re e cila do të krijojë një fabrikë kakao rezistente ndaj sëmundjeve dhe që mund të rritet në një klimë ndryshe nga ajo e Afrikës.

Burimi:Living.al