Nga Shqipëria / E Premte 28 Tetor 2022, 22:10

Në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat, Sara dhe Luixhino dhurojnë një super performancë

Sara Hoxha dhe Luixhino dhuruan mbrëmjen e sotme një super performancë në "Dancing With the Stars". Dyshja kërcyen një kontemporane në një shtëpi "të pushtuar nga shpirtrat" në kuadër të Halloween-it.

Kjo performancë u prit shumë mirë nga juria dhe mori një vlerësim të lartë. Sara dhe Luixhino morën 32 pikë.

Dalina Buzi: Jemi në 1/3 e rrugës dhe tani mund të kuptojmë kush nuk bën dhe (I jep dorën Sraës) mirë se erdhe!

Armand Peza: Në këto katër javë ky është kërcimi më i mirë i yti”

Kledi Kadiu: Edhe unë konstatoj rritje, kisha një vërejtje, interpretimi shumë mirë por kishe një moment që po prisje Luixhinon dhe nuk duhet të shkëputëse nga ëndrra, por më pëlqeu shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)