Nga Shqipëria / E Premte 28 Tetor 2022, 21:09

U përfolën për krisje miqësie, bashkohen Bora Zemani dhe Klea Huta (Foto)

Pak kohë më parë në media u përfol se Bora Zemani dhe Klea Huta nuk ishin më shoqe me njëra-tjetrën. Mirëpo e ftuar në Wake up asokohe Klea sqaroi: Unë njihem herët me Borën, që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë.

Mirëpo, duket se kjo gjë ka ndryshuar. Kudo në rrjet po qarkullon një foto e dy moderatoreve në të njëjtën tavolinë me partnerët e tyre, Donaldin dhe Elgitin.

Fotoja është shpërndarë nga fansat e të katërve dhe është për momentin më e komentuara nga të gjithë.