Ngjarja tragjike e 15 dhjetorit, ku një vajzë 16 vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali është rihapur përsëri, pasi sipas mediave italiane kësaj çështjeje i janë shtuar disa prova të reja.
Brikena Mehmeti e cila ishte nga Kosova, ra nga kati i dytë i banesës së saj pasi ishte në gjendje sonambule dhe sipas mediave italiane ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Castelfranco Veneto dhe kishte plagë të rënda në shtyllë kurrizore dhe shpinë. Por gjendja e saj u përkeqësua dhe për një jave ndenji ne koma, ku me pas ndërroi edhe jete.

Përpara se trupi i pajetë i vajzës të dërgohesh në Kosovë u krye dhe autopsia e cila sipas mediave italiane ende nuk ka dal, por disa detaje të reja që janë nxjerr në dritë kanë bërë që autoritetet të fillojnë të aludojnë se rënia e saj mund të ketë qenë e qëllimshme.
Sipas karabinierëve Brikena jetonte me prindërit e saj dhe dy vëllezër në Ramon. Ajo ishte nxënëse në Institutin Martini të Castelfranco dhe ra nga një lartësi prej katër metra e dhjetë centimetra në rrethana të pashpjegueshme, pasi ishte viktimë e një sulmi të përgjumur që çoi atë të dilte nga dritarja dhe jo nga dera. Por pas një mesazhi që ajo i kishte dërguar një prej shokëve të saj ku i kishte shkruar “Nesër do ta kuptosh” ka ngritur dyshimet se mbase ka qenë hedhje e qëllimshme.

Autoritetet janë shprehur se hetimet janë në proces dhe po shihen të gjitha hipotezat,duke përfshirë edhe atë të rënies ne kushtet e somnambulizmit nga e cila vajza kishte vuajtur nga kjo gjendje deri në moshën 10 vjeçare.
Mësohet se po shqyrtohen te gjitha mesazhet personale të Brikenës, shkruan gazeta Panorama, edhe ne telefonin celular, të sekuestruar nga policia. Që nga vdekja e vajzës u bë e njohur edhe një siklet që vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte shprehur në shkollë, duke shpërthyer në lot. Ajo u ankua se ndihej e vetmuar, se nuk e kuptonin. Një problem që mund të konsiderohet normal për një adoleshent si ajo, por a ishte mjaftueshëm për ta shtyrë atë në një gjest ekstrem vetëvrasje?, shkruajnë mediat italiane. Dyshimet i shton me tepër edhe dinamika e rënies, ku vajza pasi kishte rënë kishte kërkuar ndihmë, e kjo nuk do te quhej një rënie me vetëdije.
