Pak javë na ndajnë nga Festivali i 61 i Radio Televizionit Shqiptar. Faqja Eurovision Albania ka publikuar listën e plotë të artistëve, nga Fifi, Elsa Lila, Albina Kelmendi, Rovena Dilo deri te Evi Reçi.
Shumë janë befasuar pasi shumë nga këngëtarët kanë qenë të shkëputur nga skena dhe tashmë pritet një rikthim i bujshëm.

Kujtojmë që fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit do të zhvillohet në Angli.
