Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Janar 2018, 15:03

Dafina Zeqiri: Ende nuk kam shpërthyer në SHBA, prisni bashkëpunime bombë

Dafina Zeqiri prej kohësh është larguar në SHBA ku dhe po ndjek karrierën e saj atje, ku ka realizuar një album të titulluar ‘King AP’ dhe nga ky album ka lançuar edhe dy këngë që janë pëlqyer mjaft nga publikun. Por edhe pse këngëtarja ka arritur që dal ngadalë të krijojë profilin e saj në tregun ndërkombëtar, ajo është shprehur se shpërthimi i saj ende nuk ka ndodhur.

Në një intervistë për ‘Prive’, ajo ka deklaruar se ky vit do e gjejë atë duke bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare, por emrat e tyre Dafina ka preferuar ti mbajë sekret.

“Mos harroni se akoma s’kam bërë bashkëpunim ndërkombëtar. E kemi në plan në 2018-ën. S’e zbuloj dot, por do të kem bashkëpunime me...Kaq po them.”-është shprehur këngëtarja.

Ajo edhe pse ka shumë kohë që është larguar nga Kosova, i mbanë ende kontaktet me miqtë e saj dhe shprehet se shpesh e merr malli për të dhe thotë se kur të bëhet shumë e njohur do dërgojë një avion privat për ti marrë ata në Amerikë.

“U them gjithmonë shokëve që kam në Kosovë se, kur t’i vijë koha që të shpërthej në Amerikë, do të çoj një avion t’i marrë e të mi sjellë atje. Më merr shumë malli për ta.”

Dafina pak ditë më parë ka lançuar edhe këngën e saj të re ‘Ti e din’ që është në gjuhën shqipe dhe është shprehur se kjo nuk do jetë kënga e vetme në gjuhën shqipe, pasi së shpejti ajo do sjell edhe të tjera këngë për publikun shqiptar.