Pas Whatsapp, sot ka dalë jashtë funksionit edhe Instagram. Problemi ka zgjatur për disa minuta. Përdoruesit kanë vërshuar menjëherë në Twitter duke postuar statuse ku shkruanin se rrjeti social nuk po punonte.

Disa përdorues nuk mund të rifreskonin faqjen. Megjithatë problemi nuk ka zgjatur dhe shumë shpejt përdoruesit i janë rikthyer aktivitetit në rrjetin social.
