Reperi i njohur Don Xhoni është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë. Sipas "Indeksonline", atij i është gjetur një armë e llojit pistoletë pa leje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa arma ndodhej në makinë. Don Xhoni ka pasur shpesh probleme me policinë. Vetëm gjatë këtij viti ai është ndaluar disa herë për armëmbajtje pa leje.



