Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Tetor 2022, 20:08

Ndryshime në qeveri, emërohet zv.ministri i ri i Bujqësisë

Ditën e sotme janë bërë ndryshime në qeveri. Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra zv/ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçin. N ë vend të saj është emëruar Arian Jaupllari.

"Vendimi për lirimin nga detyra:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama"

"Vendimi për emërimin në detyrë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri Edi Rama"

Burimi Abc News