Një nga lajmet që bëri bujë në mediat online ishte largimi i Sokol Ballës nga Top Channel, lajme të cilat në fillim të vitit i pohoi edhe vetë gazetari i njohur nëpërmjet një statusi që bëri në adresën e tij, ku i lajmëroi të gjithë se pas 12 vitesh punë në Top Channel ai do të largohesh përfundimisht.

“Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shume nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj se pari koleget e mi të Top Channel, me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar, dhe me të cilët rruga ime sot ndahet. Gëzuar 2018! Koli”

Sokol Balla po largohet nga Top Channel pak javë pasi u lajmërua se ai nuk do të ishte më drejtori i departamentit të informacioni dhe sipas disa aludimeve u tha se ai ishte parë në televizionin Vizion Plus, ku dhe do të nisë punën këtë muaj.

Sipas Syri.net këto fjalë janë të vërteta, pasi është bërë e ditur që Balla në Vizion Plus do të ketë një detyrë të dyfishtë drejtimin e këtij televizioni duke pasur në varësi sigurisht edhe depratamentin e informacionit, si dhe një emision të përhershëm politik, ashtu si në Top Channel.
Ndërkohë sipas informacioneve emisionin Top Story mendohet se do e drejtoi gazetari Endri Xhafo.


