Qeveria ka miruatuar ditën e sotme buxhetin e vitit 2023, i cili do të mbështesë nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Manastirliu. Ndër të tjera ministrja tha se qeveria ka bërë marrëveshje me Pfizer për doza përforcuese.
“Kemi bërë të mundur të sigurojmë sigurimin me vaksina. Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja”, tha ajo.
Burimi: Abc News
