Në muajin gusht dyshja e njohur Pete Davidson dhe Kim Kardashian i dhanë fund lidhjes. Mgjithatë pas ndarjes së tyre mesa duket kanë fjetur së bashku. Në një raport të publikuar nga The Sun, ish-çifti kanë fjetur fshehurazi në dhomën e hotelit të Kardashian në New York rreth dy muaj pasi u njoftua për ndarjen e tyre.
Raporti thoshte se Kardashian e bëri udhëtimin në Nju Jork pasi u kthye nga Java e Modës në Paris, ndërsa Davidson ishte duke filmuar Bupkis në Big Apple.

“Pete e vizitoi Kimin në dhomën e saj dhe të nesërmen Kim u pa duke dalë fshehurazi nga hyrja e pasme e hotelit e maskuar”, tha një burim për The Sun.
