Fjoralba Ponari ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e saj një Instastory, ku u është përgjigjur disa pyetjeve e padyshim që kureshtja e ndjekësve në lidhje me raportin e saj me moderatoren Xhemi Shehu është e madhe.
Kjo ndodh pasi këtë sezon të dyja bukuroshet moderojnë programin e humorit, “Portokalli”.
Por me këtë rast Fjoralba ka zbuluar se kjo nuk është hera e parë që ato bashkëpunojnë.
"Jemi njohur kur të dyja punonim në “E Diell” edhe pse në pozicione të ndryshme nga marrëdhënia që kemi sot. Gjithmonë kam pasur shumë konsideratë për të si njeri, patjetër dhe si profesioniste, prej së cilës kam shumë çfarë të mësoj."

