Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Janar 2018, 13:01

Ledri Vula shpallet personazhi i vitit 2017 dhe rrëfen se përse u pajtua me Noizyn

Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Prive', Ledri Vula, u shpall personazhi i vitit. Projektet e shumta muzikore që reperi ka sjell, si dhe sukseset e mëdha që ka shënuar vitin që lamë pas e bërën atë personazhin më të votuar dhe e shpallën personazhin e vitit 2017.

Në një intervistë ekskluzive për ‘Prive’, ai ka treguar edhe për bashkëpunimin shumë të përfolur mes tij dhe Noizyt, si dhe kush ishte shkaku që dy armiqtë e përbetuar tashmë janë bashkëpunëtorë të ngushtë.

Sipas Ledrit e gjitha kjo është fal fansave, pasi ishin ata që i bashkuan dy reperët e njohur.

“Është muzika dhe fansat tanë të përbashkët që na lidhën. Këngën e kemi realizuar shumë lehtë, ka qenë e shpejtë dhe e thjeshtë”, ka rrëfyer  Ledri.