Nga Shqipëria / E Martë 25 Tetor 2022, 17:05

E ktheu disa herë Anitën përballë kamerave, Alketa: Më është bërë refleks, më bërtet Vera

Në puntatën më të fundit të "Dance Albania", teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qëndrore duke e kthyer disa herë. 

Moderatorja e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar se nuk ka faj që e bën këtë gjë, por Vera i bërtet me të drejtë pasi konkurrentët duhet të shfaqen me fytyrë përballë kamerës.

"Kam një zakon unë, se çuditen shikuesit. I marr njerëzit, i rrotulloj, i kthej këtej, andej. Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus (regji) dhe thotë vetëm profilin po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programit, në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit", tha Alketa.