Klaudia Pepa, balerina e cilësuar nga italianët si 'signorina wow', i kishte munguar ekranit shqiptar, por prej një muaji ajo është rikthyer si anëtare jurie në "Dance Albania". Me këtë rast Klaudia i është rikthyer dhe intervistave e së fundmi ka qenë e ftuar tek "Rudina".

Moderatorja e ka pyetur Klaudian edhe për jetë private dhe marrëdhënie që ruan sot me ish-partnerin, Albi Nakon.

“Tani janë ftohur të them të drejtën (marrëdhëniet). S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”, tha Klaudia.

Kujtojmë se ndarja e çiftit bëri një bujë të madhe në publik por akoma dhe më shumë zhurmë pati dhe raporti miqësor që mbajtën pas ndarjes asokohe.

