Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Janar 2018, 13:01

Ja kush janë qytetet më kursimtare e më të pasura të Shqipërisë

Sipas të dhënave të fundit të nxjerra nga Banka e Shqipërisë dy qytetet më kursimtare në Shqipëri janë Tirana dhe Vlora. Sipas një raporti të Monitor në vendin e parë ndodhen qytetarët e kryeqytetit të cilët kanë në bankë pothuajse 370 mijë lekë kursime për person.

Ata mund të sfidohen vetëm nga qytetarët e Vlorës të cilët renditen të dytët me 361 mijë lekë të kursyera për frymë.

Ndërsa në vendin e 3 kemi të renditur qytetin e Durrësit i cili ka diku te 260 mijë lekë kursime për person.

Ajo që bie në sy është se edhe pse Vlora është e renditur e dyta ajo nuk i justifikon me të ardhurat për frymë nivelin e lartë të kursimeve, pasi në rangë kombëtar ajo renditet e pesta për të ardhura vjetore.

Kjo për shkak se shumat e mëdha të depozitave në Vlorë vijnë nga emigracioni ose veprimtaritë e jashtëligjshme, kanë treguar ekonomistët.

Ndërsa në vendin e katërt renditet Korça me 226 mijë lekë për frymë dhe në vendin e pestë Elbasani me 193 mijë lekë  të kursyera.

Diçka shqetësuese që ekspertët kanë vënë re është se Shqiptarët duke kaluar vitet kanë filluar të braktisin bankat për shkak të normave jo të leverdishme të interesit.