Nga Shqipëria / E Martë 25 Tetor 2022, 10:10

Vazhdon protesta e pedagogëve, kreu i sindikatës paralajmëron hapin e rradhës

Protesta e pedagogëve vazhdon për të dytën javë rradhazi. Ata janë mbledhur sërish sot para korpusit universitar, teksa këmbëngulin në kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka deklaruar për mediat se po bëjnë një bojkot 100% të plotë.

Ai ka paralajmëruar se nesër në orën 11:00 pedagogët do të organizojnë një forum, ku do të përmbledhin idetë e protestës.

“Nesër në orën 11 do jetë një forum i gjerë me profesoratin, pedagogë. Do të jepet në forum përmbledhje e ideve ku do të përfshihen në një platformë të re për universitetet.
Vazhdon bojkoti i përgjithshëm i mësimit. Bojkot i plotë. Bojkotimi është vullnetar. Po ndërgjegjësojmë që të rritet disiplina e punës. Kërkesat tona janë minimaliste. Jemi 100% bojkot”, është shprehur Kovaçi.

Burimi: Abc News