Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Janar 2018, 12:12

Gazetarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë, ja çfarë emri i ka vendosur fëmijës

Gazetarja e njohur e ‘Top Medias’ Elona Duro ditën e sotme është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell  në jetë një djalë, emrin e të cilit e ka zbuluar në një postim që vetë gazetarja bëri pak momente më parë.

Nëpërmjet një postimi ajo ka lajmëruar fansat se fëmija i saj është djalë dhe do të quhet Tomas. “Bebi Tomas erdhi në jetë. Elona dhe Lorenci janë më të lumturit në botë. Mirëseerdhe dashuria jonë!”-ka shkruar Duro në postimin ku shihen dhuratat e shumta që të afërmit i kanë sjell.

Gazetarja dhe bashkëshorti i saj Lorenc Gega u martuan pak muaj më parë në një ceremoni që u organizua në tarracën e Bashkisë së Tiranës.