Muajt e fundit një nga lajmet kryesore që ka qarkulluar në mediat online ka qenë edhe aludimet për një lidhje të mundshme midis këngëtarit dhe kantautorit Flor Mumajesi dhe moderatores Liberta Spahiu. Thashethemet filluan të forcoheshin edhe më shumë kur Flori vendosi të zhvendosësh në Kosovë.

Mirëpo një gjë e tillë as nuk është mohuar dhe as nuk është pohuar nga ana e tyre. Madje ata në çdo dalje të tyre publike gjithmonë e kanë anashkaluar pyetjet që kishin lidhje më marrëdhënien e tyre.

Në puntatën e fundit të fundvitit në ‘Prive’ drejtuesja e emisionit Liberta është marrë në intervistë nga gazetarja e emisionit dhe një ndër pyetjet që i është bërë kishte lidhje me Mumajesin.

Kur gazetarja e ka pyetur se çfarë do të thotë, Flor Mumajesi për të , moderatorja është përgjigjur: “Gjeni, nga ata që bëjnë!”
Mesa duket çifti ende nuk është gati të pranojë publikisht nëse mes tyre ka apo jo diçka.


