E mbani mend modelen e Instagramit Yung Sweet Ro? Dy vite më parë ajo bëri bujë të madhe në rrjet teksa u përfol si arsyeja e ndarjes së Kylie Jenner me Travis Scott, të cilët më vonë u ribashkuan.

Modelja është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes teksa ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve të Scott për një projekt. Menjëherë rrjeti ka shpërthyer në akuza se reperi e ka tradhtuar Kylien, me të cilën ka tashmë dy fëmijë.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga ai. Scott ka bërë një reagim sqarues në Instastory, duke i hedhur poshtë akuzat e mësipërme.
“Gjëra të çuditshme po ndodhin. Një person i paftuar ka shkrepur foto tinëz. Çfarë mendohej të ishte, një set i mbyllur ku po xhiroja një video. Po e them për herë të fundit. Nuk e njoh këtë person. Nuk kam qenë kurrë me këtë person. Prandaj, mjaft me këto lojëra dhe trillime", ka shkruar ai.




