Nga Shqipëria / E Diel 23 Tetor 2022, 14:02

Në 60 vjetorin e lindjes, Gergj Leka suprizohet nga partnerja 22 vite më e re: Jam e lumtur përkrah teje

Kantautori Gjergj Leka ka festuar 60 vjetorin e tij të lindjes. Ai ishte i ftuar tek "Rudina", ku nuk la pa e përmendur dhe pa shprehur dashurinë e madhe që ka për partneren e tij, Eriselën. Ata kanë një diferencë prej 22 vitesh. Mirëpo duket se vitet nuk përbëjnë aspak problem për çiftin që tashmë kanë disa vite bashkë. Gjatë emisionit, partnerja i bëri një surprizë shumë të bukur Gjergjit. 

“Gëzuar ditëlindjen dashuri, të uroj shumë ditëlindje të tjera t’i festojmë së bashku. Këtë ia uroj edhe vetes sime, se jam me fat dhe e lumtur që jam përkrah teje”, i tha Erisela në një videomesazh.

Ndërkohë Leka u shpreh: “Mashkulli është krijesë shumë egoiste, edhe femrën më të mirë të ketë përpara, nuk ulet. Ne s’e pranojmë, por kështu jemi. Erisela ka diçka, bën atë që normalisht e ka të vështirë ta bëjë femra, që edhe kur ti e ke gabim, ato 5 minuta të thotë ke të drejtë. Pastaj të thotë “Hë, e kuptove”, aty t’i vihesh në pozitë. Kjo është një anë karakteri e fortë, urtësie, por edhe butësie…”.

“Ne punojmë se bashku, ajo është bashkëautore e programeve të mia. Kur të lidh zanati, jeta e përditshme, për mua është një shoqe shumë e mirë”, theksoi ai.

Më pas Erisela u shfaq papritur në studio duke surprizuar kantautorin, ku e ftoi dhe për një vallëzim.