Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë rikthyer në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përflitet se janë ndarë. Çifti nuk janë shfaqur askund bashkë dhe kaq ka mjaftuar që të përflitet se mes tyre mund të ketë një krizë ose ndarje. Për më tepër, ata kanë fshirë dhe fotot e përbashkëta në rrjete sociale.

Ata kanë preferuar të mos reagojnë mbi lajmet, por Alfio ka bërë një postim në rrjete sociale që duket pikërisht si një konfirmim i ndarjes. Ai bën një premtim për të birin teksa shprehet se pavarësisht gjithçkaje do të jetë gjithmonë pranë tij.
“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio.
View this post on Instagram
