Nga Shqipëria / E Diel 23 Tetor 2022, 01:01

Nora nuk e përjashton rikthimin me Robertin: U rikthey Donaldi me Borën kështu që...

Nora Istrefi e ftuar në “Më lër të flas” foli për ndarjen me Robertin dhe tregoi se vendimi ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë bashkë. Nora u shpreh se vendimi ka qenë i vështirë për të dy, mirëpo erdhi për të mirën e vajzës.

E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.

“Shhh, boll tani. U rikthy Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”, tha Nora. 

E pyetur mbi tradhëtinë, ajo tha se edhe mund ta kenë tradhtuar. E pyetur nëse e ka uruar Robertin për lidhjen e re, ajo pyeti binjakët se a e kanë dëgjuar këngën “Ciao”.

“Edhe të fala i kam bërë”, u shpreh ajo.