Majlinda Klemendi është një nga personazhet që e ka bërë Shqipërinë krenare në shumë kompeticione që ka marrë pjesë. Ajo madje është shpallur dhe fituese e medaljes olimpike.

Së fundmi Majlinda është bërë edhe ambasadore e fondacionit Care for Kosovo Kids, organizatë që ndihmon fëmijët me kancer në Kosovë. Për të ndihmuar këta fëmijë Klemendi ka shitur medaljen së artë, parat e të cilës kanë shkuar për fëmijët në nevojë.

Ajo gjithashtu ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë këta fëmijë.
“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilacet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare. Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj" është shprehur ajo


