Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Tetor 2022, 15:03

Pas ndarjes nga Icardi, Wanda Nara në momente intime me këngëtarin 22 vjeçar

Me datë 23 Shtator Wanda Nara deklaroi ndarjen nga Icardi pas 9 vitesh së bashku. Menjëherë pas ndarjes ajo ka nisur një romancë të re me këngëtarin e njohur L-Gante, vetëm 22-vjeç.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar këngën e re të titulluar "El ultimo romantico" dhe në klip shfaqet së bashku me Wandën. 35-vjeçarja shfaqet e zhveshur në krevat teksa shkëmben puthje të nxehta me L-Ganten.

Ajo nuk është përmbajtur aspak duke habitur jo pak fansat.