Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Tetor 2022, 15:03

'Kam kaluar shtatzëni traumatike', Rezarta Shkurta flet për planet për një fëmijë të dytë

Rezarta Shkurta nuk ka në plan një fëmijë të dytë aktualisht. Kështu ka treguar biznesmenia teksa është pyetur nga fansat për këtë pjesë. Ajo tregon se ka kaluar një shtatzëni traumatike dhe i ka ende të freskëta kujtimet.

"Më besoni, 90% e pyetjeve që më keni bërë është për një bebe të dytë. Kam kaluar një shtatzëni traumatike, midis vuajtjeve fizike dhe regjimit të shtratit. I kam akoma shumë të freskëta ato kujtime për të nisur një të dytë", shprehet Rezarta.