Nga Shqipëria / E Shtunë 22 Tetor 2022, 15:03

10 gjëra që duhet t’i zhdukni direkt nga jeta juaj

1. Largoni njerëzit negativë - Është e rëndësishme të mbash në jetën tënde njerëz që të duan të mirën dhe duan të të shohin të realizosh ëndrrat e tua. Ekziston një ndryshim i fortë midis këtyre njerëzve dhe njerëzve negativë. Njerëzit negativë mendojnë se do të dështoni sepse nuk ju besojnë. Njerëzit negativë as nuk duan që të keni sukses.

2. Mos mendoni më për gabimet tuaja - Të mësosh nga gabimet është thelbësore për rritjen dhe parandalimin e këtyre gabimeve në të ardhmen, por mos u kapni pas tyre.

3. Mos u shqetësoni më për të kaluarën – Ashtu siç nuk duhet të mendoni për gabimet, njëjtë mos u lodhni me të kaluarën. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Nuk mund të kthehesh pas në kohë.

4.Mjaft u shqetësuat për pamjen e jashtme -  Pse duhet t’ju interesojë çfarë mendojnë të tjerët për pamjen tuaj? Mjafton të jeni rehat me veten.

5. Mjaft kërkuat falje - Nëse e gjeni veten duke kërkuar falje për gjëra për të cilat nuk duhet të kërkoni falje, thjesht hiqni dorë. Jeni duke shpëlarë trurin për të besuar një realitet të rremë ku jeni gjithmonë në faj. Nuk jeni në faj! Hiqni dorë nga kjo.

6. Mjaft thatë Po - Nëse nuk dëshironi diçka, mos jini të dobët përballë një pyetje apo situate të vështirë. Thjesht thuaj jo nëse nuk dëshiron.

7. Mos u përpiqni t'i bëni përshtypje të gjithëve – Kush do, ju pëlqen siç jeni. Nuk ka nevojë të visheni ekstra për të bërë përshtypje.

8. Mjaft thatë gjëra që njerëzit duan të dëgjojnë – Jini të sinqertë. Nëse keni diçka për të thënë, thuajeni. Nuk ka nevojë të fshihni mendimet dhe ndjenjat tuaja. Jini real me njerëzit. Ata do t'ju respektojnë për këtë.

9. Mos e kufizoni veten – Shpeshherë themi se tani nuk është koha e duhur. Por tani është koha më e mirë për të filluar çdo gjë që dëshironi të bëni. Në këtë moment!

10. Mos u shqetësoni për të ardhmen. E ardhmja po vjen në një mënyrë apo në tjetrën. Jini gati për të, por mos e shpenzoni kohën tuaj duke u shqetësuar për të.