Këngëtarja me famë botërore ka treguar me anë të disa postimeve problemin e dietës së të gjithë shqiptarëve.
Ajo ka prezantuar tek ndjekësit e saj një ushqim tradicional shqiptar që të themi të drejtën çdo shqiptar e dashuron.

Me anë të një videoje që ajo ka postuar në ‘Insta Story’ ka treguar ushqimin që identifikon gjithë shqiptarët, Byrekun.
Byreku ishte përgatitur nga duart e nënës së saj dhe mesa duket edhe për Beben ky është ushqimi i preferuar.

Mbi video ajo ka shkruar “Pite me lakra dhe spinaq, janë shumë të shijshëm. Është si pica shqiptare” shprehet ajo.



