Që prej disa ditësh Shqipëria po dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Edhe këtë të shtunë kthjellimet do jenë mbizotëruese gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin.
Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat e thella malore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Burimi: Abc News
