Kanye West ka finalizuar divorcin nga Kim Kardashian duke i dhënë kështu fund historisë së tyre. Reperi po shijon romancën e re me modelen braziliane Juliana Nalu.

Ai është fotografuar me 24-vjeçaren për darka në disa nga restorantet më të njohura të Los Angelos.

Së fundmi çifti shijoi një mbrëmje në Beverly Hills, ku Juliana u pa me dy trëndafila të kuq që mesa duket ia kishte dhuruar Kanye.

Juliana është nga Rio De Janeiro dhe është marrë me modeling që nga adoleshenca e saj. Kur ishte 18 vjeç ajo u zgjodh të ishte pjesë e fushatës së L’Oreal Brazil. Një vit më pas nënshkroi një kontratë me agjencinë e modelimit Elite Models. Juliana thuhet se është takuar me Kanye përmes markës së tij Yeezy.

