Nevila Shtylla dal ngadalë është kthyer në një nga moderatoret më të përfolura të televizioneve shqiptare. Ajo si fillim filloi duke prezantuar një emision teknologjik në Mad Tv dhe më pas në Vizion Plus ishte prezantuesja e emisionit Next. Por pas largimit të moderatores Floriana Garo në Zvicër, vendin e saj e zuri Nevila, një zëvendësim ky që shkaktoi shumë fjalë.

Ajo ka qenë së fundmi e pranishme në emisionin ‘Mos i fol Shoferit’ ku dhe ka rrëfyer se nuk e konsideron veten si zëvendësuesen e Florinës, pasi emisioni që ajo po drejton nuk është aspak i ngjashëm me atë që ka drejtuar dikur Floriana.

“Kur bëhet një ndryshim i tillë, kur ndërrohet imazhi i emisionit, edhe vetë formula ka nevojë ndryshimi. Kam përshtypjen që edhe vetë Floriana e ka pritur mirë sepse ndoshta nuk do ishte e drejtë që dikush do merrte një punë që ajo e la, pra ta vazhdonte aty ku ajo e la. Nuk e ndjej se e kam zëvendësuar sepse nuk po bëj të njëjtën gjë. Eshtë diçka krejtësisht e re sepse secila po sjell diçka ndryshe,” – tha ajo.





